Klinti Qato zë vend te Vllaznia

Kontratë dy vjeçare me obsion një tjetër shtesë, ish mesfushori i Laçit, zyrtarizohet te shkodranët e Brdariç

Vllaznia e Shkodrës vijon të përforcohet me elementë të rinj. Te kampi kuqeblu, përpara se skuadra të nisë fazën përgatitore në shërbim të turit të parë të Ligës së Konferencës, janë duke vërshuar futbollistë të një cilësie për t’u admiruar.

Pas Amir Kahrimanoviç, Ardit Deliut dhe Melos Bajramit, sot klubi i presidentit Alban Xhaferi ka zyrtarizuar afrimin e kuçovarit Klini Qato. Padyshim një goditje e zgjuar duke parë cilësitë e mesfushorit shtatshkurtër, i ‘prerë’ për të bërë disa role në repartin e mesëm.

Njoftimi i klubit Vllaznia:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!