Conference League/ Olimpiakos-Fiorentina, finalja e rrallë…

Ekipi vendas luan në “trysni”, ndeshja me italianët zgjon armiqësitë e tre tifozerive të skuadrave athinase, 6 mijë policë të angazhuar.

Athina kthehet për një ditë epiqendra e futbollit të luajtur në Europë. Këtë mbrëmje me fillim orën 21:00 në stadiumin ‘OPAP Arena’ (stadiumi i AEK Athinë), Olimpiakos Pire përballë Fiorentinës për të diskutuar finalen e Ligës së Konferencës 2023/2024.

Në këtë edicion të tretë të ri të UEFA-s, dy skuadrat vijnë me oreks të shtuar pasi si grekët ashtu dhe italianët e konsiderojnë domosdoshmëri suksesin.

Skuadra greke po përgatitet të luajë finalen e saj të parë në një kupë evropiane. Palmares e bardhekuqve të Pireut figuron e bujshme brenda kufijve kombëtarë: me 47 kampionate, 28 Kupa të Greqisë dhe 4 Superkupa të fituara.

Aktualisht skuadra më e suksesshme në tokën helene, por Olimpiakos ka mundësinë të shkruajë historinë në një natë dhe përveçse është skuadra e parë helene që eventualisht fiton një trofe europian, do mund ta bëjë këtë në shtëpinë e ‘armiqve’ verdhezi të AEK-ut.

Ndërkohë Fiorentina është e një rendi tjetër, pasi ka arritur në fazën finale të Konferencës vitin e kaluar. Për më tepër është skuadra e parë që ka luajtur të paktën një finale të çdo trofeu europian. Kupa e Kupave të vitit 1961, në dekadën e artë të Violës mbetet arritja e madhe europiane.

Portugezi 44 vjeçar Artur Soraesh Diash do të jetë arbitri kryesor i finales së Conference League, Olimpiakos- Fiorentina. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!