Superiore/ Epilogu numër 85, kush mbërrin i katërti?

Në valle për ‘Final Four’; Skënderbeu, Tirana, Dinamo Siti dhe Teuta shpresojnë përmes një kombinimi të ‘hollë’ të marrin biletën e fundit.

Abissnet Superiore mbërrin në epilogun e një gare të gjatë plot ulje ngritje. Sot me start orën 16:00 të 10 skuadrat pjesëmarrëse në këtë edicion të 85-të futbollit elitar në Shqipëri, zbresin në fushë për të mbyllur 36 javë të parashikuara nga kalendari startues.

Në këtë javë të fundit, thuajse të gjitha verdiktet sezonale janë zbardhur. Egnatia, Partizani dhe Vllaznia në fazën ‘Final Four’. Risia e padisktueshme e futbollit shqiptar të këtij edicioni.

I vetmi verdikt i pazbardhur teksa mban në tension disa klube merr përgjigje këtë pasdite. Ai lidhet me emrin e skuadrës së katërt që përfshihet në ndeshjet e ‘Final Four’.

Në javën e 36-të, Skënderbeu (48), Tirana (47), Teuta (47) dhe Dinamo (47 pikë) me ethet e fundit të këtij kampionati të 85-të kombëtar të futbollit elitar.

Laçi ka mbyllur me vendin e tetë çka do të thotë play out i garantuar me njërën mes Flamurtarit, Vorës, Apolonisë apo Korabit.

Programi i ndeshjeve të ditës së sotme me orarin e njëjtë 16:00.

Abissnet Superiore, java e 36-të (e fundit) 2023/2024.

E shtunë 11 maj ora 16:00

Egnatia- Tirana

Laçi- Kukësi

Teuta- Dinamo Siti

Partizani- Erzeni

Vllaznia- Skënderbeu/Sportiim.al/

Klasifikimi pas 35 javëve:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!