Fuente fton te Spanja dy 16 vjeçarë

Spanja rivali i Shipërisë në Euro 2024, ka thirrur për herë të parë mbrojtësin 17-vjeçar të Barcelonës, Pau Kubarsi, për miqësoret përpara Kampionatit Europian të kësaj vere në Gjermani.

Trajneri i ‘Furive të Kuqe’, Luis de la Fuente, ka shpallur sot 26 lojtarët e thirrur për ndeshjet kundër Kolumbisë në Londër më 22 mars dhe kundër Brazilit në Madrid më 26 mars.

Kubarsí është produkti më i fundit grupit Blaugrana. Mbrojtësi qendror u shpall lojtari i ndeshjes në debutimin e tij europian të martën, kur Barcelona eliminoi Napolin për një biletë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu është thirrur edhe 16-vjeçari Lamine Jamal, 16-vjeçari nga Barcelona, ​​i cili tashmë ka debutuar dhe ka shënuar për Spanjën. Emrat e tjerë të rinj në grupin spanjoll janë ata të Pedro Porro (Totenham), Vivian (Athletik) dhe Sarabia (Uolverhampton).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!