‘Shtetrrethim’ nga Molde, Legia pa asnjë tifoz në Norvegji

Masa ekstreme për tifozët dhe gazetarët e Legia Varshavës para se skuadra polake të luajë ndeshjen e vajtjes me eleminim ë drejtpërdrejtë me norvegjezët e Moldes.

Parashikuar për t’u zhviluar më 15 shkurt në Molde, kjo ndeshje e Ligës së Konferencës pritet të jetë strapacuese për mbështetësit e skuadrës ku luajnë Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Qëndrim Zyba.

Tifozët individualë të Legias, por edhe gazetarët, morën informacionin e mëposhtëm nga hotelet:

Përshëndetje!
Kemi lajme për ju, policia e Moldes na informoi sot se nuk mund të përpunojmë asnjë rezervim nga Polonia dhe njerëzit nga vendi juaj nuk do të lejohen të hyjnë në stadiumin e futbollit. Do të bëhet një kontroll identifikimi dhe gjuhe. Me keqardhje ju informojmë për këtë situatë dhe shpresojmë se do të jeni të gatshëm të diskutoni rezervimin tuaj. Kërkojmë falje.

Ndërkaq përmes shtypit edhe tifozët vendas janë udhëzuar enkas për këtë takim.

Pas përplasjeve në Birmingham, UEFA ndaloi shitjen e biletave për tifozët e Legias për ndeshjen e radhës në Molde. Tifozët vendas duhet të tregojnë ID që përputhet me emrin e mbajtësit të biletës. Janë marrë masa që asnjë tifoz vizitor të mos blejë bileta nga tifozët vendas. Hotelet morën informacion nga policia për të mos pranuar polakë në këtë moment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!