AFC/ Son lë jashtë Australinë, Koreja e Jugut në gjysmëfinale
Kupa e Azisë e cila po zhvillohet në Katar ka hyrë në fazë vendimtare. Jordania pasi kaloi Taxhikistanin 0-1 ishte skuadra e parë e cila siguroi gjysmëfinalen.
Pak orë më vonë në fushë u përballën Big-ët Australi- Kore e Jugut. ‘Kangurët’ i’a dolën të udhëhiqnin në pjesën e parë 1-0 Guduin (42′) ndërsa fraksioni i dytë ishte i gjithi për t’u ndjekur.
Koreanojugorët të inspiruar nga sulmuesi i Totenhem, Son Heung Min, luajtën të gjitha ‘kartat’ ndërsa në shtesë arritën të barazonin përmes një penalltie (90+6′) me Hi Çan. Në kohën 2×15 minuta ishte pikërisht 31 vjeçari i ‘Spurs’ ai që shënoi dhe golin kualifikues të skuadrës së Jurgen Klinsman.
Jordani-Koreja e Jugut është çifti i parë gjysmëfinal i cili zhvillohet më 6 shkurt. Ndërkaq dy gjysmëfinalistet e tjera do të zbadhen nesër (të shtunën). Në program takimet: Iran- Japoni dhe Katar- Uzbekistan./Sportiim.al/
