Bajern pa ‘drita’, Real pëmbysje titanike, Liverpul i furishëm, ‘Empol galdiator’

Liverpul marshon në krye të Premier League ndërsa sot fitoi 0-4 në fushën e Buornemuth. Ndeshja tjetër e javës së 21 në Angli, ajo mes Shefild Utd dhe Uest Hem u ndal te barazimi 2-2.

Bundesligë e pabesueshme humbja e Bajernit të Mynihut me Werder Bremen në shtëpi me shifrat 0-1.Në kampionatin gjerman (java 19) ndeshja tjetër e ditës Gladbah- Augsburg përfundoi 1-2.

Serie A (java 21) nisi me Frozinone- Kaljari 3-1 vijoji me fitoren e madhe të Empolit ‘shqiptar’ teksa sot (15:00) kaloi 3-0 Monzën. Fiton Xhenova. Këtë radhë mundi 1-2 Salernitanën. Në 20:45 Leçe-Juventus u mbyll me fitoren e thellë të Juves 0-3.

Ndeshje të çmendura dhe me numër të lartë golash dhuroi kjo pasdite në La Liga. Fillimisht Osasuna mundi Getafen 3-2 më pas po 3-2 Real Madrid përbysi në kufinjtë e të pamundurës Levanten (pjesa e parë 0-2) ndërsa pak me vonë Barcelona falë Ferran Torrs (3 gola) ia doli të fitojë mes vuajtve në fushën e Betis Seviljes 2-4. Xhiroja e 21-të u mbyll me takimin Xhirona- Sevilja e cila dha rezultatin tenistik 5-1 për katalanasit (Xhironën) surprizues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!