Superliga ‘mbrrin’ në Madrid seancë ligjore në mars

Një muaj më parë, klubet themeluese, Real Madrid dhe Barcelona (bashkë me Juventus janë bashkëthemelues), u gëzuan pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë kundër monopolit të FIFA-s dhe UEFA-s por…

Më 14 mars, një seancë e re për çështjen e Superligës Europiane do të zhvillohet në Madrid. Gjykata Europiane e Drejtësisë muajin e kaluar vendosi se rregullat e përdorura nga UEFA dhe FIFA për të bllokuar formimin e Superligës në prill 2021 ishin në kundërshtim me ligjin e BE-së.

Vendimi pasoi një referim nga Gjykata Tregtare e Madridit në maj 2021 dhe gjykata spanjolle tani mund ta zbatojë vendimin kur të vendoset në më pak se dy muaj.

Në fakt pritet një vendim në favor të Superligës. UEFA ka përditësuar rregullat e saj të licencimit në vitin 2022 dhe, ndërsa nuk është bërë asnjë gjykim mbi to, UEFA këmbëngul se ato janë “të fuqishme” dhe në përputhje me ligjin e BE-së.

Promovuesit e Superligës A22, mund të shfrytëzojnë rastin për të bërë pyteje të ndryshme në sherbim të një kompeticion të ri sipas rregullave të vitit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!