Hap gjigand i Doçit, sulmuesja kuqezi në Stamboll

Periudha me Vllazninë e femrave për matjanën 27 vjeçare mbyllet këtu, Doçi te Gallatasaraji.

Kapitenia e kombëtares kuqezi për femra, Megi Doçi, do e vijojë karrierën e saj te skuadra turke e Gallatasarajit në Turqi.

Doçi është prezantuar sot në kompleksin ‘Ali Sami Yen’ nga anëtari i Bordit të Klubit Sportiv të Gallatasarajit, Emir Aral.

Në njoftim thuhet se sulmuesja ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit.

Sulmuesja kuqezi numëron 11 tituj kampion dhe 10 Kupa të Shqipërisë, ndërkohë që në sezonin 2019-2020 arriti që të shënojë 88 gola duke fituar këpucën e artë. Megi Doçi ka fituar në dy sezonet e fundit Topin e Artë në Shqipëri

Pas firmës, Doçi u shpreh e lumtur për aventurën e re në kampionatin turk: “Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur më parë në Champions League. Dua të bëhem kampion në Galatasaray dhe të shkoj në Champions League”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!