Real dhe Xhirona në La Liga, Gjimshiti kundër Bajramit në Kupën e Italisë
Java e 19-të në La Liga ofron sot katër takime të tjera. Nis në 17:00 Granada Kadiz për të vijuar në Selta-Betis e Real Madrid-Majorka të cilat startojnë në 19:15. Mbyll ditën supersfida e Katalonjës aty ku Xhirona pret Atletiko Madrid (21:15).
Ndërkaq në Itali për një biletë në çerekefinale të Kupës, sot në program dy sfida. Atalanta- Sasuolo në orën 18:00 dhe Roma- Kremoneze në orën 21:00.
Një trofe do të vijë këtë mbrëmje nga Franca teksa në Paris, PSG-Tuluzë do të diskutojnë (21:45) trofeun e Superkupës.
