PSG fiton Superkupën, Real has vështirësi, Uzuni goli që vendosi fatin e Granadës

Xhirona mposht Atletikon në duelin e vonë përmes spektaklit. Një gol i Ivan Martin në shtesë, mban katalanasit në krye me Realin.

Java e 19-të në La Liga luajti sot katër takime të tjera. Në 17:00 Granada e Uzunit mundi 2-0 Kadizin në një sfidë mbijetese aty ku beratasi shënoi golin e parë në të 23′. Ishte goli i 6 sezonal por nëse i shton dhe një tjetër në miqësore gjatë verës me Getafen, bëhën 7-të.

Më pas radha e Selta-Betis mbyllur 2-1 e Real Madrid-Majorka që u fitua me vështirësi nga Real 1-0. Mbylli ditën supersfida e Katalonjës aty ku Xhirona- Atletiko Madrid përfundoi 4-3 (3 gola Morata për miqtë).

Ndërkaq në Itali morën një biletë në çerekefinale të Kupës Atalanta dhe Roma. Atalanta- Sasuolo u vendos nga shifart 3-1 ndërsa Roma përmbysi Kremonezen 2-1.

Një trofe erdhi këtë mbrëmje nga Franca teksa në Paris, PSG-Tuluzë përfundoi 2-0 për ekipin e PSG. Mbape (goli i dytë) me shokë fituan trofeun e Superkupës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!