La Liga nis me tre të kuq në Getafe- Vajekano, Milan ecën në Kupë
La Liga në Spanjë zhvilloi sot tre takime të javës së 19-të. Në orën 17:00, derbi i ‘vogël’ i Madridit vendosi përballë Getafe- Rajo Vajekano të përfunduar 0-2. Getafe e mbylli ndeshjen me 3 lojtarë më pak.
Mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu luajti për 90′ me Vajekanon. Dy takimet e tjera të javës dhanë këto shifra; Real Sociedad- Alaves 1-1 dhe Valencia- Vijareal 3-1.
E vetmja ndeshje në Premier Ligë ajo mes Uest Hem dhe Brajton nuk prodhoi gola. Shifrat teknikë 0-0.
Sakaq, në Itali u luajt një duel Kupe për 1/4 e saj. Milan- Kaljari luajtur në orën 20:45 në ‘San Siro’ përfundoi 4-1 për ekipin e Stefano Piloit i cili në çerekfinale do të përballet me fituesin e Atalanta/Sasuolo.
