Protestuan ashpër, Siti merr gjobë të majme…
Gjobë e majme për Mançester Sitin. Skuadra angleze e impenjuar në Botërorin e Klubeve, u gjobit sot pas zhvillimeve pas ndeshjes së barazuar 3-3 në Etihad kundër Totenham më 3 dhjetor 3-3.
Ishte minuta e 94-të, arbitri e kishte ndërprerë lojën për një faull ndaj Haland. Sulmuesi norvegjez u ngrit menjëherë për të shërbyer Grilish në një mundësi ideale për të shkuar në 4-3.
Vendimi i arbitrit për të ndalur aksionin ka zemëruar lojtarët e skuadrës së Pep Guardiolës të cilët kanë protestuar shumë duke rrethuar arbitrin. Për këtë arsye klubi u gjobit me 120 mijë paund, afërsisht 140 mijë euro.
