Ndalet Liverpul, Aston Vila vijon mrekullinë, Arsenal në krye
Sikundër edicionin e kaluar Arsenal kryeson pas 17 javëve Premier Ligën angleze të futbollit. Në takimin e sotëm me Brajton, londinezët e Mikel Artetës triumfuan 2-0 duke kapërcar në krye.
Natyrisht Topçinjë përfituan nga ndalesa e Liverpul përballë Mançester Junajtid 0-0 dhe tani gjënën një pikë më pak se Arsenal (39). Po aq pikë sa Reds ka edhe ekipi surprizë i javëve të fundit Aston Vila. Ekipi nga Birmingami i trajnerit Unai Emeri përmbysi në fund rivalin e sotëm Brentford 1-2.
Hap të madh kreu dhe Uest Hem pasi në takimin me Uolves triumfoi thellë 3-0.
