Ndalet Xhirona, Bolonja kalon Torinon, Manaj dy gola me Sivaspor
U luajtën disa takime në elitën e futbollit europian. Kështu në Premier League,Fulhem mundi 3-2 Uolves ndërsa në Serie A Bolonja shtangu Torinon me shifrat 2-0. Nga barazimet e mbrëmjes nuk shpëtoi as Verona e cila u përball me Leçen për 2-2 final.
Sakaq Xhirona skuadra surprizë e La Liga-s frenoi këtë mbrëmje teksa përballë Bilbaos mbylli 1-1. Pas kësaj jave të 14-të kreu në Spanjë i takon Realit (pikë të barabarta me Xhironën 35) pasi në përballjen direkte ka fituar 0-3 ndaj skuadrës së Miguel Sançez.
Ndërkohë në Rajon u luajtën dy takime në Superligën turke. E veçanta lidhet me dy golat e shënuar nga ish sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Rei Manaj për Sivaspor, pikërisht në barazimin 3-3 përballë Trabzanspor. Ndeshja tjetër Bashaksehir- Pendikspor përfundoi 4-1./Sportiim.al/
⚽ Rej Manaj, örümcek ağlarını temizledi! #SVSvTS #beINSPORTS pic.twitter.com/DahKER6tHn
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) November 27, 2023