Bushi para Rumanisë dhe Malit të Zi: Të qëndrojmë në ekuilibër

Konferencë për shtyp e Alban Bushit trajnerit kuqezi për U21, Video:

Shqipëria U21 e Bushit zhvillon më 17 nëntor ndeshjen ndaj Rumanisë dhe katër ditë më vonës ndaj Malit të Zi po në transfertë.

Bushi:

A është skuadra gati për të marrë maksimumin? “Në pesë muajt e fundit kemi bërë pesë ndeshje, është diçka e mirë sepse jemi konsoliduar. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë, ndjehem mirë se jemi në vend të parë. Kundërshtarët kanë një ndeshje më pak, por nuk do të thotë asgjë.

Për ne është një motivim për ndeshjet e radhës. Si Rumania ashtu edhe Mali i Zi janë të fortë, na njohin dhe i njohim. Duhet të jemi më shumë të ekuilibruar me Rumaninë, po ashtu edhe me Malin e Zi”.

Lojtarët nga kampionati shqiptar- “Beqja dhe Rashica janë lojtarë me perspektivë. Rashica ka qenë me të rinjtë e Kosovës, e falenderoj që na ka zgjedhur. Kampionati shqiptar nuk i jep dorë të rinjve dhe shohim gjithmonë jashtë, edhe ata të rinj që aktivizohen, nuk punohet shumë me ta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!