Moti i keq, ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë spostohen të hënën

Moti i keq që ka përfshirë vendin, e ka detyruar Departamentin e Garave në FSHF të dalë me një tjetër ndryshim në veprimtaritë futbollistike të fundjavës. Sipas tyre, të gjitha takimet e inferiorëve spostohen për ditën e hënë me start orën 13:30.

Njoftimi i Departamentit të Garave në FSHF:

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të fundjavës në dy prej kampionateve kombëtare.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshjet e programuara në fundjavë të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të spostohen për t’u zhvilluar ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!