Gabon Tejlor, e dërgojnë të arbitrojë në nivelin e dytë
Një vit më parë, Tiago Silva i’u hakërrua për gjykim skandaloz, tani pasi gafave të tjera, e dërgojnë të gjykojë në Championship.
Arbitri i njohur anglez Antoni Tejor është dënuar për një penallti të diskutueshme në Uolves- Njukasëll (2-2) duke zbritur në Championship.
Njukasëll kaloi në epërsi 2-1 në Molineux të shtunën, kur Tejlor dha një penallti kundër Huang për prekjen e zvicerianit të ‘Qymyrxhinjëve’ Fabian Shar ndërsa ai kërkonte të largonte topin.
Geri O’Nill e përshkroi vendimin e arbitrit si ‘skandaloz’, pavarësisht se Huang arriti të shënonte më pas golin e barazimit 2-2.
Mendime për këtë episod dhanë dhe trajneri i Njukasëll Edi Hau dhe legjenda e klubit ‘bardhezi’ Alen Shirer. Ish bombëri i Njukasëll tha se: “Do të isha mërzitur nëse do e bëja unë atë faull dhe do ndëshkohesha me 11 metërsh”, duke lënë të kuptohet se ishte penallti e dhuruar.
Paneli i pavarur i PGMOL prej pesë personash, teksa shqyrton vendimet e zyrtarëve, deklaroi unanimisht se nuk duhej të jepej penallti.
Kështu Tejlor është zbritur në Championship dhe do të drejtojë sfidën Preston – Koventri. Është hera e parë që ai arbitron në nivelin e dytë që nga viti 2019./Sportiim.al/
