Dështimi/ Ten Hag drejt shkarkimit, Poter në pole…

Zhgënjimet e Bajernit në Kupë (Gjermani), dhe ajo e Arsenalit në Carabao Cup (Angli) kaluan paq nga klubet e tyre ndërsa dështimi i Mançseter Junajtid 0-3 me Njukasëll duket se ka lënë pasoja të rënda.

Kjo perfomancë e fundit e ‘Djaëve të Kuq’ ecën në sinkron me rezultatet negative të 20 herë kampionëve të Premier league aq sa sot pozicioni i trajnerit Erik ten Hag është lëkundur ndjeshëm.

Media të ndryshme europiane raportojnë se holandezi pritet të kalojë në votëbesim dhe se Graham Poter pritet të jetë pasuesi i tij.

Madje në listë shihen edhe emrat e Lopeteguit dhe Unai Emeri duke përforcuar bindjen se Ten Hag është mjaft pranë shkarkimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!