Dortmund kap kreun, Granada thyhet në Pamplona

Kualifikueset ‘Euro 2024’ ia kanë lënë vendin ndeshjeve nëpër liga, ndërsa këtë të premte disa nga kampionatet elitare startuan me javët respektive.

Kështu Dortmund me një gol të Julian Brand kaloi Verderin për tri pikë që e mbajnë skuadrën e ‘verdhë’ në majë të Bundesligës gjermane.

Një ndeshje edhe në Ligue 1 me Le Havre- Lens e cila si zakonisht konsiderohet derbi verior i Francës, mbyllur pa gola 0-0.

Ndërkaq La Liga ofroi duelin Osasuna- Granada. Baskët nga Pamplona fituan 2-0 me Myrto Uzunin i cili u fut në fushë për Granadën në minutën e 63′-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!