Silvinjo: E njoh Bullgarinë, do ketë ndryshime

Trajneri Silvinjo i shoqëruar nga portieri Strakosha foli sot për miqësoren me Bullgarinë. Në program nëser në 18:00 në Air Albania.

Silvinjo:

Mund të ketë patjetër disa ndryshime, trajneri ka luajtur 3 vjet në Premier Ligë dhe kush nuk do të donte ta proivonte si eksperiencë. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, jemi të sigurt me ata sepse kanë ekspericën e duhur. Jemi të sigurtë me ata në portë. E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në vecanti, sidomos numrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhen 3-4 ndryshime, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të bëjmë 6-7 ndyshime në skemë.

Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe mua. Nuk është e drejtë të them emrat që do të luajnë nesër, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit.

Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 min u zëvendësua që të mos kishte probleme. U kontrollua te ne, pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Çelsit dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Çelsi, kjo e gjitha.

Pa ndeshjes me Çekinë, Shqipëria ka bërë një hap të madh, jemi në një grup të fortë ku ka pasur shumë ndryshime. Janë në garë për tu kualifikuar Polonia dhe Çekia, jemi të ndërgjegjshëm për rrugën e bërë, kemi objektiva për të arritur dhe kjo do të vendoset në ndeshjet e nëntorit. Nuk jam aspak i keqardhur për Poloninë në mars, pavarësisht rezultatit më dha ca mundësi të mira për të parë gjendjen e skuadrës. Nuk e njihja ekipin, kam punuar me stafin nga 10 orë në ditë për të njohur grupin, më pas pata mundësinë që të njihja me lojtarët dhe të përgatisja më mirë ndeshjet e qershorit.

E kam studiuar Bullgainë. Unë shikoj diçka të Bullgari jo diçka e drejtë me dy pikë. Në futboll kjo nuk është e drejtë se ka vetëm dy pikë dhe meritonte më shumë. Ka ekip të mirë, luan në bllok ka lojtarë të fortë. Në futboll nuk ka çelës apo sekret, por të gjithë duhet të mendojnë për të njëjtin gjë, flas për futbollin botëror në përgjithësi. Deri tani kemi bërë një punë të mirë, kemi një grup kompakt që ka treguar një shpirt gare në fushë. Tani mendojmë vetëm për ndeshjet e nëntorit dhe asgjë tjetër.

Në Shqipëri të gjithë e dinë si nisi me një darkë me presidentin Duka në Milano që donte një eksperiencë të re. Kam pasur dy eksperianca më herët, në Milano te Interi si zv.trajner ku mësova shume si në aspektin e trajnimit por edhe italisht. Kjo më ndihmon shumë pasi edhe këtu të gjithë flasin italisht, si njerëzit, lojtarët dhe stafi.

Kam punuar te Brazili për katër vite si zv.trajner dhe e di si funksionin puna në një ekip kombëtar. Nesër do kem përballë trajnerin e Bullgarisë Kërstaiç, me të cilin jam përballur kur luajti në botëror Brazili me Serbinë ku ai ishte zv.trajner i serbëve dhe do të takohemi sërish nesër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!