Lufta/Algjeria strehë për kombëtaren e Palestines

Algjeria ka vendosur të presë të gjitha ndeshjet e kombëtares palestineze të futbollit gjatë kualifikimeve për Botërorin 2026 dhe Kupën e Azisë 2027. Njëkohësisht të mbulojë të gjitha shpenzimet që lidhen me këto aktivitete sportive”. E gjitha ardhur nga situata e luftës në rajonin e Palestinës.

Kjo shkruhet në një deklaratë që lëshon Federata Algjeriane e Futbollit (FAF), e publikuar sot në faqen e saj të internetit. Deklarata nënvizon se vendimi është marrë pas “një kërkese të presidentit të Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub”.

Presidenti i FAF, Walid Sadi deklaroi se ‘Algjeria do të jetë mikpritëse e ndeshjes zyrtare mes Palestinës dhe Australisë, e planifikuar për 21 nëntor 2023, e cila është pjesë e kualifikueseve të Botërorit 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!