Kombëtarja në seancë, vizitë nga Kombëtarja e femrave

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit me ekipin që është kthyer në fushë pas një dite pushimi.

Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht, duke e nisur me ushtrime në palestër dhe më pas kanë në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike dhe më pas trajneri Sylvinho ka bërë edhe një ndeshje kontrolli të kombinuara me situata loje.

Me ekipin është bashkuar sot në stërvitje për herë të parë edhe sulmuesi Marvin Çuni, i cili është stërvitur normalisht me grupin. Seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 90 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë. Nuk ka asnjë lojtar me shqetësime fizike.

Ndërkaq, të hënën në ora 15:45 do të zhvillohet konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë në stadiumin ‘Air Albania’ me trajnerin Sylvinho dhe një futbollist. Në ora 16:30 do të nisë stërvitja zyrtare që do të jetë e hapur 15 minuta për mediat.

Kurse konferenca zyrtare e Bullgarisë do të zhvillohet në orën 17:30 po në stadiumin ‘Air Albania’ dhe stërvitja zyrtare në orën 18:00 me 15 minutat e para të hapura për mediat.

Kombëtarja e Vajzave vizitë Kombëtares A të Silvinjos.

Ndërkohë suksesit të Kombëtares shqiptare po i gëzohet këto ditë e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Veç krenarisë, futbollistët kuqezi janë kthyer edhe në motivuesit më të mëdhenj jo vetëm për brezat më të vegjël që luajnë futboll, por edhe për ekipin Kombëtar A të vajzave, që në shtator nisi rrugëtimin në edicionin e ri ‘UEFA Nations League’ për këtë kategori.

Të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka; Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, stafi teknik i Kombëtares A të djemve, me në krye trajnerin Silvinjo dhe trajneri i Kombëtares A të vajzave, Armir Grima si edhe anëtarja e KE-së, Anila Basha.

Kreu i FSHF-së mbajti një fjalë të shkurtër përpara futbollistëve dhe futbollisteve dhe dha një mesazh shumë të fortë për djemtë e vajzat e ekipit tonë Kombëtar.  ‘NE JEMI NJË’ – tha Presidenti Duka, i cili u shpreh se vetëm duke qenë të bashkuar futbolli shqiptar mund të ecë përpara, për të pasur sa më shumë fëmijë futbollistë dhe rezultate pozitive. Ndër të tjera, numri 1 i futbollit shqiptar tha se djemtë dhe vajzat kuqezi janë shembujt më pozitivë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!