Pesë shqiptarë në fushë, Maqedonia e Veriut jashtë…
Maqedonia e Veriut me shqiptarët në fushë Bardhi, Alioski, Musliu, Elezi dhe Ademi (Alimi në stol) mori një goditje të rëndë këtë pasdite në betejën për të ruajtur kuotat e kalimit nga Grupi C.
Në duelin e luajtur në 15:00, Ukraina mundi 2-0 Maqedoninë në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Euro 2024. Ndeshja e luajtur në Pragë, u vendos nga Susakov dhe Karavaev. Tani ekipi ukrainas renditet i dyti me dy ndeshje të tjera për të zhvilluar.
Me Anglinë kryesuese (13) dhe Italinë e cila zbret në fushë në 20:45 ndaj Maltës për një total 4 ndeshje për të zhvilluar, shanset e fqinjëve të Shqipërisë thuajse zerohen./Sportiim.al/
