Italia lehtë, Danimarka di si fitohet, Hungaria triumfon ndaj serbëve
Krahas ndeshjeve zyrtare për kualifikueset e Europianit, u luajt dhe miqësorja SHBA- Gjermani 1-3
Nisin të qartësohen racionet e Euro 2024. Këtë mbrëmje Italia mposhti Maltën 4-0 duke u ngjitur në vendin e dytë të Grupit C që kryesohet nga Anglia. Po aq, ka dhe Ukraina, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet te shifra 7 pikë.
Në Grupin G, betejë në Pushkash Arena mes Hungarisë dhe Serbisë. Skuadra vendase e Marko Rose fitoi 2-1 me fundin e trazuar nga Mitroviç me shokë…
Në Grupin H ndeshja e vetme e mbrëmjes ishte mes Danimarkës dhe Kazakistanit. Vendasit dominuan dhe fituan 3-1.
Shifrat e ditës:
Grupi C:
Ukrainë- Maqedonia e Veriut 2-0 (në Pragë)
Itali-Maltë 4-0
Grupi G:
Bullgari-Lituani 0-2
Hungari-Serbi 2-1
Grupi H:
Irlandë e Veriut- San Marino 3-0
Sllovani- Finlandë 3-0
Danimarkë- Kazakistan 3-1./Sportiim.al/
