Euro 2024/ Tre kombëtare i bashkohen Gjermanisë
Pas Gjermanisë si vendi organizator, Portugalia, Franca dhe Belgjika fitojnë matematikisht të drejtën e fazës finale në UEFA ‘Euro 2024’.
E para Portugalia e cila me një dy golësh të Ronaldos ndoqi atë të Gonçalo Ramos në fitoren 3-2 ndaj Sllovakisë në ‘Dragao’ të Portos.
Pason me vërshëllimen e fundit Franca ndërsa kaloi 1-2 tulipanët në Amsterdam. Edhe këtu një tjetër yll si Kilian Mbape shënon dy golat e Francës.
Në Vjenë, Austri, Lukaku (një gol) me të tijtë, mundën vendasit 2-3. Biletë e zakonshme për belgët në fazat e grupëve…
Shifrat sipas grupëve sot:
Grupi B:
Holandë- Francë 1-2
Irlandë- Greqi 0-2
Grupi F:
Estoni- Azerbajxhan 0-2
Austri- Belgjikë 2-3
Grupi J:
Islandë- Luksemburg 1-1
Portugali- Sllovaki 3-2
Lietenshtejn-Bosnje & Hercegovinë 0-2 /Sportiim.al/
