Shiu ndërpret garën e MotoGP, organizatorët: Fiton Martin

Shiu që mbërriti në Motegi pak minuta para startit zyrtar preku thellë garën për Çmimin e Madh të Japonisë në MotoGP.

Kjo i ka detyruar komisarët dhe drejtuesit e garës ta ndërprisnin atë në mesin e saj (12 xhiro nga fundi).

Me flamurin e kuq prezent për shkak të shiut të rrëmbyer, drejtuesit i dhanë fitoren pilotit të Dukati Pramac Horge Martin. I dyti kampioni në fuqi i Dukati Françesko Banjaja. Një vend në podium, mori dhe Mark Markez, 8 herë kampioni i Botës mbi motorrë.

Ndërkohë me 6-të gara nga fundi çështja e titullit kampion për pilotë është hapur më shumë se kurrë. Forma brilante e Martin ka bërë që diferenca me italianin Banjaja (kryesues) të ngushtohet me vetëm tri pikë./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!