100 vjetori i Federatës së Lituanisë, Duka bën urimin e rastit

Legjendat e FIFA-s të kryesuar nga Presidenti i saj Xhani Infantino dhe ata të Lituanisë u takuan sot në Lituani me rastin e 100 vjetorit të Federatës Lituaneze të Futbollit. Prezent edhe kreu i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s Armand Duka.
Presidenti i futbollit shqiptar ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook këtë event teksa ka uruar Federatën e Lituanisë për suksese të mëtejshme.
Postimi i Dukës:
Mes legjendave të FIFA-s, atyre të Lituanisë dhe me pjesëmarrjen e Presidentit Infantino, festojmë kështu 100-vjetorin e Federatës Lituaneze të Futbollit si anëtare e FIFA. Në këtë atmosferë të bukur që vetëm futbolli di ta dhurojë, i uroj edhe shumë vite të tjera të suksesshme Federatës së Lituanisë & të gjithë komunitetit të futbollit në Lituani.