Mediat europiane elozhe zgjedhjes së Dukës, në Greqi: Moment historik për Shqipërinë

Zgjedhja e Presidentit të FSHF-së Armand Duka si zëvendës President në UEFA, ka “trazuar” mediat ndërkombëtare. Në gjithë Europën por jo vetëm, lajmi është përcjellë rrufeshëm duke e cilësuar më së shumëti zgjedhjen e Dukës si historike.
Media më e madhe në Greqi, Gazzeta.gr, shkruan: “Një moment historik për futbollin në Shqipërisë, Duka është zëvendës president në UEFA. Futbolli shqiptar hap një faqe të re me këtë zgjedhje, duke qenë numri dy në UEFA”.
Nga Bosnjë & Hercegovinë “Klix.ba” shkruan: ‘Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, ka marrë një besim të madh nga shtëpia e futbollit europian për shkak se është zgjedhur zëvëndës i UEFA-s. Shqipëria ka sot njeriun e dytë të futbollit europian. Duka është zgjedhur zëvëndës i UEFA-s dhe do të jetë “krahu i djathtë” i Aleksandër Ceferin. UEFA i besoi shumë Dukës dhe njëkohësisht ai u bë njeriu i parë nga Shqipëria që mban një post kaq të rëndësishëm.
UEFA u orientua nga fakti se Duka është përfshirë prej kohësh në ngjarjet në futbollin europian dhe ka shumë përvojë në menaxhimin e futbollit në Europë”, shkruhet në material.
Ndërkaq, “24ur.com” përqendrohet te arritja por dhe se Armand Duka ka marrë vendin e Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.
Gjithashtu edhe “Sportsportba” ka folur për këtë arritje të Shqipërisë dhe Armand Dukës, duke treguar edhe disa detaje nga pagesa:. ‘Nëse një anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA paguhet 160.000 euro në vit, një zëvendës president në UEFA përfiton 250.000 euro në vit”, shkruan “Sportsportba”.
Kështu, jeoha e emërimit të kreut të FSHF-së në këtë post të lartë, jo vetëm që ka bërë lajmin e ditës anembanë Europës sportive por mbi të gjitha duket se ka qenë e destinuar të shohë me pozivitet ngjarjën e madhe të takimit të djeshëm në Qipro./Sportiim.al/