Lirohet Dervishaj, reagon Duka: Kam besuar në pafajësinë e tij

Sot Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë sot vendim për lirimin nga qelia të Zëvendëspresidenti i FSHF-sëArben Dervishajt. I ndaluar me akuzë të korrupsionit në skandalin e inceneratorit të Fierit prej muajsh inxhinieri ka fituar lirinë nga GJKKO duke e kthyer në shtëpi.

Reagimet kanë qënë të shumëta mes tyre dhe ajo e Presidentit të FSHF-së Armand Duka.

Kreu i FSHF-së shkruan në Facebook:

Kemi pritur me durim dhe qetësi thuajse prej një viti që drejtësia të thoshte fjalën e saj për një nga kontributorët tanë më të rëndësishëm, zv.presidentin e FSHF e një mik e bashkëpunëtor si inxhinier Arben Dervishaj.

Ne, në FSHF për asnjë moment nuk kemi dyshuar në pafajësinë e inxhinierit me një karrierë të gjatë e kontribute të jashtëzakonshme në shumë prej veprave të ndërtuara në vendin tonë; ashtu sikurse një profesor me autoritet të padiskutueshëm në auditoret universitare.

Si mik, nuk kam dyshuar asnjëherë në pafajësinë e Benit; si personalitet në fushën e tij, shoqëria, politika e drejtësia do të duhet t’i jenë borxhli për burgun e padrejtë që kreu.

Ne në FSHF e mirëpresim sa më shpejt për të vazhduar me dhjetëra projekte infrastrukturore që inxhinier Arben Dervishaj i ka ndjekur me përpikmëri në çdo moment por edhe në sfidat e reja që kemi përpara që kërkojnë ekspertizën, eksperiencën dhe vendosmërinë e inxhinier Benit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!