Roma në qiell të “7”-të, Reali 5 fitore radhazi

Çelsi dhe Arsenal kanë zbritur në fushë për javën e pestë të Premier Ligue. Blutë e Londrës po kalojnë një moment kritik teksa nuk ia dolën as ndaj Burnemuth. Sa i përket “Topçinjve”, mjaftoi një gol përballë Everton për të marrë 3-pikëshin e radhës.

Real Madrid në La Liga nuk di të ndalë hapin. Me përmbysje ndaj Real Sociedad madrilenët fitojnë 2-1 dhe ringjiten në krye të renditjes. Ndërkohë nuk ka surpriza në takimet e tjera luajtur më herët ku Getafe, Vijareal dhe Sevilja siguruan fitore.

Serie A vijon me pengesa për Atalantën me ekipin e Gjimshitit që mposhtet me përmbysje nga Fiorentina, ndërsa Roma shpartalloi Empolin e shqiptarëve me shifrat 7-0.

12 gola në 2 takime të Bundesligës ku Gladbah dhe Darmshtat barazuan 3-3 dhe po 12 gola në 6 sfidat e Ligue 1 me Lion që nuk gjen çelësin e fitores as ndaj Le Havre duke e mbyllur në barazim pa gola.

Rezultatet:

Premier League:
Burnemuth – Çelsi 0-0
Everton – Arsenal 0-1

La Liga:
Getafe – Osasuna 3-2
Vijareal – Almeria 2-1
Sevilja – Las Palmas 1-0
Real Madrid – Real Sociedad 2-1

Serie A:
Kaljari – Udineze 0-0
Frosinone – Sasuolo 4-2
Monza – Leçe 1-1
Fiorentina – Atalanta 3-2
Roma – Empoli 7-0

Bundesliga:
Heidenheim – Verder Bremen 4-2
Darmshtad – Borusia Gladbah 3-3

Ligue 1:
Lorient – Monako 2-2
Klermont – Nantë 0-1
Reims – Brest 1-2
Strasburg – Montpelje 2-2
Marsejë – Tuluzë 0-0
Lion – Le Havre 0-0 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!