Elbasani përmbys Vorën, dy lojtarë me të kuqe
Kategoria e Parë, java e dytë:
AF Elbasani- Vora 3-2 (Ruçi 33′ (ag), Lleshi 45+3′, Karakaçi 90+9′ (Pen) / Qardaku 8′ 61′ (Pen))
Akademia e Futbollit Elbasani mundi në një ndeshje të çmendur Vorën këtë mbrëmje në ‘Elbasan Arena’. Verdheblutë e Nevil Dedes e panë vetën poshtë një goli të skuadrës mike e cila në të 8-ën realizuan me Qardakun.
Reagimi i shpejtë dhe konkluzioni dy gola për vendasit. Filimisht një autogol iRuçit dhe më pas LLeshi në shtesën e pjesës së parë përmbysen shifrat.
Në të dytën shkodrani Eridon Qardaku shndërroi në gol një penallti dhe po me penallti elbasanasit kaluan përpara në të 90+9. Sfida pati shpesh tension teksa dy futbollistë Rami për vendasit dhe Xhemalaj për vorakët u dëbuan me të kuqe./Klevis Bejkolli-Sportiim.al/
