Gjermania shkarkon Hansi Flik

Hansi Flik nuk do të jetë më trajneri i kombëtares gjermane. Ky lajm vjen vetëm një ditë pas humbjes ndaj Japonisë në miqësore në shifrat 4-1.

Federata gjermane ka marrë menjëherë masat duke shkarkuar edhe dy ndihmësit e Flik teksa do të nisë punën për të gjetur timonierin e ri.

58-vjeçari ka fituar vetëm 12 nga 25 ndeshje që prej majit 2021 dhe nuk pati sukses as në grupet e Kupës së Botës 2022. Kjo duket se ka detyruar Federatën Gjermane të Futbollit të ndajë rrugët me Hansi Flik.

Përkohësisht do të jetë Rudi Vëler ai që do të drejtojë gjermanët edhe në miqësoren me Francën, teksa mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjedhja e radhës në pankinë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!