‘Euro 2024’/ Thuaja Shqipëri…
Nga Erga Kenga
“Thuaja Shqipëri”! Kjo duket sentenca e madhe e ditës së 10 shtatorit 2023 e shoqëruar me një ndjenjë të fortë kombëtare sportive, depërtuese në gjithë shpirtërat’ kuqezijn. E gjitha i përket mbrëmjes së sotme në kryeqytetin shqiptar Tiranë, në mbarë territorin e ‘Shqiponjave Kuqezi’, në gjithë trevat ku flitet shqip.
Ka mbërritur ndeshja e kryesore Shqipëri- Poloni. E pesta kualifikuese në Grupin E e cila vlen goxha për fatet e Shqipërisë drejt ëndrrës kualifikuese të “Euro 2024” teksa sipas programit të UEFA-s do të startojë në 20:45.
‘Gjermani 2024’ për kuqezinjtë më së shumti kalon nga ‘Air Albania Stadium’. E thënë aq thjeshtë, Shqipëria e brazilianit Silvinjo ka vetë në duar fatet e një bilete që të nxjerr nga grupi e të vendos verën e ardhëshme në sofrën e të mëdhave në fazën finale të Europianit.
Barazimi i së enjtes në Pragë me çekët e fortë (1-1) për më tepër me lojë të nivelit perendimor e një supergoli ‘alla Bajrami’, ka rritur kuotat se dhe sot ndaj Polonisë përpara “vullkanit kuqezi” në tribuna, kjo Kombëtare mbart potenciale të mjaftueshme në këmbë, mendësi e objektiv…
Ndërkohë Grupi E pas katër xhirove kryesohet nga Republika Çeke me 8 pikë, Shqipëria e dyta me 7, Polonia 6, Moldavia 5 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.
Veç Shqipëri- Poloni, sot në Torshvan me start orën 18:00 Ishujt Faroe- Moldavi (rezulati i këtij takimi mund të tjetërsojë renditjen e Grupit E përpara sfidës së Tiranës në 20:45). Çekia është pushim. ‘Thuaja Shqipëri…’
Arbitrat e Shqipëri- Poloni
Trupë e plotë spanjolle e kryesuar nga arbitri Hoze Maria Sançez (39). Asistentë; Raul Kabanero, Inigo Prieto. I katërt; Gujermo Kuadro. VAR i drejtuar nga Karlos del Cerro Grande dhe Çesar Soto Grado.