Mançini: Isha në “qendër të fushës”, kontaktet me arabët me 18 gusht

Një ditë pas prezantimit të tij si trajner i Arabisë Saudite, ish-trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka publikuar një postim të gjatë në faqen e tij në ‘Instagram’.

“Të dashur tifozë, dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe dhe miqësinë e vërtetë që më keni treguar gjithmonë dhe veçanërisht në këto ditë dhe orët e fundit plot tension, që më kanë parë jo në stol, por në “qëndër të fushës”.

Dëshmitë e dashurisë dhe të vlerësimit përmbahen të gjitha në fjalë të rëndësishme, të vërteta dhe të sinqerta si “kujto që je goli me takë”, “njeriu i fitores së kohës shtesë”, “nuk hoqe dorë kurrë, deri në sekondën e fundit”, “ti je ‘përqafimi i miqësisë”. Epo, të gjitha i kam futur në valixhen time dhe do të më shoqërojnë e frymëzojnë në përballjen me sfidat e reja që më presin”

Më poshtë kampioni i europës me Italinë, tha se: “Kontakti real dhe konkret me përfaqësuesit e Federatës Saudite daton në 18 gusht, aspak më parë”

Më pas ai shtoi: “Në jetën time, futbolli ka qenë gjithmonë gjithçka për mua, që kur isha pak më shumë se fëmijë, në fushat e zeza. Në jetë, gjithmonë kam pasur fjalë bazë si sakrificë, punë, meritë dhe besim. Unë jam duke u mbështetur tek ju dhe në mbështetjen tuaj, zemrën dhe shpirtin tuaj, siç e di vetëm një tifoz i vërtetë.” (Marrë me shkurtime nga postimi i tij).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!