Kosovë-Zvicër, avullojnë të gjitha biletat
Në kuadër të kualifikuesëve Euro 2024, mes Kosovës dhe Zvicrës e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, FFK ka marrë dhe po merr të gjitha masat organizative.
Sa i përket biletave Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha në variantin online.
Biletat për ndeshjen venimtare për fatet e ‘Dardanëve’, dolën në shitje sot në ora 13:00, ndërsa në më pak se 6 orë janë shitur të gjitha.
Njoftimi i FFK
“Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online”./Sportiim.al/
