Çelsi e kthen ne festë, Reali me pikë të plota

Xhud Belingam ylli i ri i Los Blancos, vjen goli i 4-ët në tre javë…

Java e tretë e Premier League ka startoi me Çelsi – Luton Taun. Për Blutë e Londrës kjo është fitorja e parë e sezonit që erdhi falë golave të Sterling dhe Xhekson. 3 gola për 3 pikë me Çelsin që shkon në kuotën e 4 të tillave.

Dy sfida spanjolle në program për këtë të premte me Realin që vijon me pikë të plota e me Belingam që po shkëlqen. Ky i fundit shënoi golin e fitores në sfidën e sotme ndaj Celta Vigos. Sakaq, Las Palmas – Real Sociedad u mbyll në barazim pa gola.

Lajpcig mposhti bindshëm Shtutgartin në kampionatin gjermane me shifrat 5-1, ndërsa në Ligue 1 Nantë – Monako përfundoi 3-3.

Rezultatet:

Premier League:
Çelsi – Luton Taun 3-0

La Liga:
Las Palmas – Real Sociedad 0-0
Celta Vigo – Real Madrid 0-1

Bundesliga:
Lajpcig – Shtutgart 5-1

Ligue 1:
Nantë – Monako 3-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!