Puthja/ Vjen akuza e parë për Rubiales, rrezikon postin…

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales vihet në akuzë mbi bazë ligjore. E gjitha pas puthjes së Xhenifer Hermosos, lojtares së Kombëtares spanjolle gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës të dielën në Sidnei.

Presidenti i Qendrës Kombëtare të trajnerëve në Spanjë (Cenafe), Miguel Galan, iu drejtua Këshillit Superior të Sportit duke kërkuar hapjen e një dosjeje për sjelljen e tij, duke e cilësuar gjestin e Rubiales një “akt seksist të patolerueshëm në sport”.

Dokumenti sipas Sportmediaset është publikuar nga faqja ‘The Objective’ . Galan akuzon Rubiales për shkelje të ligjit 39/2022 për sportin. Akuza shton se “i takon Këshillit të Lartë të Sportit të kalojë ankesën time në Gjykatën Administrative të Sportit për të nisur një dosje dhe për të hetuar objektin e aktit”.

Galan kujton gjithashtu se vetë Federata Spanjolle e Futbollit ka në rregullore nene kundër dhunës seksuale, i cili përfshin një artikull që parashikon “pasoja të menjëhershme” në rastet e “puthjeve të detyruara”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!