Probleme shëdetësore, Guardiola operohet në Barcelonë

Në mënyrë të papritur trajneri i Sitit Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni pas një problemi të vogël që spanjoli pati me shpinën.

Klubi anglez njoftoi se trajneri i tyre ka vuajtur nga dhimbje të fortë në shpinë për disa kohë duke konkluduar në vendimin për të fluturuar në Barcelonë për një operacion i cili është kryer nga Dr Mireia Ijueka.

Operacioni është kryer me sukses, dhe Pep tani do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë.

Në mungesë të tij, ndihmës trajneri Huanma Lijo do të kryej stërvitjet e ekipit të parë deri në kthimin e Guardiolës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!