I dha Spanjës Kupën e Botës, Karmona humb babanë

RFEF (Federta Spanjolle e Futbollit) në ngushëllim: Të duam Olga, je historia e futbollit spanjoll

Gëzim i madh i ndjekur nga një dramë familjare. Olga Karmona, e cila shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të Spanjës në Kupën e Botës kundër Anglisë (të dielën), mësoi pas ndeshjes se babai i saj kishte vdekur.

Kjo është specifikuar nga federata iberike e futbollit, e cila nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes apo kohën e vdekjes së babait të golashënuesës së finales së Sidneit në “Australi & Zelandë e Re 2023”.

Ende mbetet mister se kur futbollistja 23 vjeçare e Real Madrid ka marrë lajmin e hidhur pasi ajo mori pjesë në festimet në fushë me bashkëlojtarët e saj të cilat fituan për herë të parë Kupën e Botës në futbollin e femrave./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!