Arsenal tri pikë, Balliu fiton ndaj Uzunit

Kristal Palasë – Arsenal mbylli javën e dytë të kampionatit më spektakolar në planet, Anglisë. “Topçinjtë” u mjaftuan me penalltinë e minutës së 54′-të të kthyer në gol nga Odegard për të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League.

La Liga ishte radha e Uzunit me Granadën që pësoi humbjen e dytë radhazi, ndërsa Deportivo Alavesh mposhti 4-3 Seviljen duke marrë 3 pikët e para për këtë sezon.

Javën e parë të Serie A e mbylli Milan me fitoren e pastër ndaj Bolonjës. Vendosën golat e Zhiru dhe Pulisiç për fitoren e parë të sezonit. Më herët u luajt edhe Torino – Kaljari që u mbyll pa fitues dhe pa gola.

Rezultatet:

Premier League:
Kristal Palasë – Arsenal 0-1

La Liga:
Deportivo Alavesh – Sevilja 4-3
Granada – Rajo Vajekano 0-2

Serie A:
Torino – Kaljari 0-0
Bolonja – Milan 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!