Ten Hag e nis me tri pikë, Granada humb në Madrid

Premier League dhe La Liga finalizuan javën e parë me sfidat e fundit që kishin në program. Mançester Junajtid e nisi me fitore sezonin e ri ndaj Uolves në shifrat 1-0. Vendosi goli i Varane në minutën e 76′-të për 3-pikëshin e parë sezonal të skuadrës së Ten Hag.

Sakaq, Granda e Uzunit debutoi me humbje ndaj Atletiko Madridit. Vendasit fituan 3-1 me Moratën që realizoi gjatë shtesës së fraksionit të parë dhe Depaj që zhvlerësoi barazimin e vendosur nga Omorodion. I treti i vërteti ishte Ljorente që vulosi rezultatin 3-1.

Sfida tjetër spanjolle ishte ajo mes Kadizit dhe Deportivo Alavesh që u fitua minimalisht nga vendasit në shifrat 1-0. Emeterio ishte ai që realizoi në minutën e shtatë golin vendimtar me vlerën e 3 pikëve.

Rezultatet:

Premier League:
Mançester Junajtid – Uolves 1-0

La Liga:
Kadiz – Deportivo Alavesh 1-0
Atletiko Madrid – Granada 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!