Nga Aberdin te Leçe, Ramadani në Serie A
Ish-mesfushori i Partizanit Ylber Ramadani, bën një tjetër hap të madh në karrirë. Mesfushori i Kombëtares kuqezi i është bashkuar Leçes në Serie A ndërsa sot do të mbërrijë në Pulja e vijuar me axhendën e vizitave mjekësore e firmën mbi kontratë.
Te klubi italian, me afërsi gjeografike me Shqipërinë, Ramadani 27 vjeçar do të gjejë edhe mbrojtësin Kastriot Dermaku si dhe mesfushorin e lindur në Zvicër, Medon Berisha.
Njoftimi i klubit të Leçes:
“Leçe njofton se ka arritur marrëveshje me Aberdin për transferimin e lojtarit Ylber Ramadani.
Lojtari shqiptar do të jetë në Leçe në orët e para të pasdites së sotme për t’iu nënshtruar analizave mjekësore”, shkruan klubi italian i Leçes./Sportiim.al/
