Sezoni ri i ‘top 5’, Anglia dhe Spanja më 11 gusht
Mes zhurmës së merkatos e në pikun e saj, përgatitjeve anembanë botës dhe një numri të lartë miqësoresh, skuadrat e 5 kampionatëve më cilësore në Europë, do të nisin pas pak ditësh impenjimet zyrtare në kampionate.
Premier League angleze, La Liga Santander e Spanjës, Serie A e Italisë, Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 e Francës, janë kampionatet me koeficentin më të lartë në kontinent.
Kështu më 11 gusht startojnë dy të mëdhatë, Premier League me Bërnli- Mançester Siti dhe La Liga me dy sfidat; Almeria- Vajekano dhe Sevilja- Valencia.
Ndërkohë kampionati i tretë që zbret në fushë është ai i Francës ndërsa java e parë nis më 13 gusht 2023.
Nga ana tjetër Bundesliga hap sezonin më 18 gusht (Verder Bremen- Bajern Mynih). Serie A ka në plan të zbresë në fushë më 19 gusht ditë kur do të startojë edhe Abissnet Superiore e Shqipërisë./Sportiim.al/
