Josa te Erzeni, prezantimi nesër

Mirel Josa trajneri i njohur tiranas pritet të ulet nesër në stolin e Erzenit të Shijakut.
Skuadra e problemeve të shumta në këtë fazë organizative, duket se ka pikasur 60 vjeçarin i cili së fundi drejtoi Vllazninë e Shkodrës.
Largimi i biznesmeit peqinas Ali Kasa drejt Shkumbinit, ka bërë që të largohet edhe pista Ernest Gjoka i cili konsiderohej favoriti kryesor për stolin shijakas.
Drejtuesit e Erzenit me shumë gjasë do ti besojnë nesër pikërisht Josës.