‘Etihad’ me pamje magjike, Siti superfuqi botërore…

Mançester Siti ndërsa po kryen fazën përgatitore dhe turneun miqësor në Japoni (ka mundur Jokohama Marinos 3-5 dhe Bajern Mynih 1-2) do të fluturojë drejt Koresë së Jugut për të zhvilluar ndeshjen e fundit në Seul (të dielën 30 gusht, 13:00) ndaj Atletiko Madrid.

Ndërkohë kampionet e tripletës edicionin e kaluar rikthehen në Mançester pasi në radhë, kanë Superkupën e Anglisë me Arsenalin në program në 6 gusht në ‘Wembley’ (17:00).

Megjithatë lajmi ditës për klubin lidhet me aprovimin e lejes nga institucioni përgjegjës i qytetit të tyre për të zgjeruar dhe zhvilluar më tej stadiumin ‘Etihad’.

Siaps shtypit britanik, kapaciteti i stadiumit do të rritet nga 53,000 në 60,000 njerëz.

Do të ketë dhe ndërhyrje në mbulesën e impiantit, një zonë të shtuar për tifozët prej 3000 personash, dyqan të ri të klubit, një muze, hapësirë pune, hotel me 400 shtretër etj.

Rikonstruksioni pritet të fillojë nëntorin e ardhshëm dhe duhet të përfundojë gjatë sezonit 2025/26.

Kostoja totale e vlerësuar në 340 milionë paund./ Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!