Mbrëmje sport në …teletekst
U hodh sot shorti për kalendarin e sezonit të ri 2023/2024 në Serie A.
Luis Enrike tashmë edhe në formë zyrtare ulet në stolin e kryeqytetasve teksa spanjolli firmosi një kontratë dyvjeçare me PSG. Ai pason në këtë detyrë Kristof Galtier që u shkarkua nga detyra pas vetëm një sezoni.
Pas Alesandro Bastonit, Inter ka konfirmuar vazhdimin e kontratës së Hakan Çalhanoglu deri në qershor 2027.
Totenham i ka bërë ofertë sulmuesit Herri Kejn për vazhdimin e kontratës ku do të përmirësonte ndjeshëm pagën e tij prej 200.000 paund në javë.
Al-Kelaifi: “U trondita kur dëgjova se Mbape dëshiron të largohet falas. Ai është një djalë i mirë, një zotëri, kështu që largimi falas, duke dobësuar klubin më të madh në vendin e tij, nuk është e mirë. U trondita dhe jam i zhgënjyer.
Di Maria 35-vjeçar pritet të mbërrijë ditën e nesërme në Lisbonë për tu prezantuar te Benfika.Fillimisht do t’i nënshtrohet testeve mjekësore e më pas do të nënshkruajë kontartën e tij të re me klubin ku nisi aventurën europiane.
Reinaldo Fili i bashkohet Teutës në Abissnet Superiore.
Flamurtari i Vlorës në Kategori të Parë, firmosi sot me Eni Imamin, Aleksa Mrdja dhe Fabio Hasën.