Fiksim i Artetës, Arsenal rrit ofertën për Rajs

Klubi i Londrës, Arsenal, ka rritur ofertën për të provuar të sigurojë objektivin kryesor të verës të trajnerit Mikel Arteta

Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 120 milionë euro, për mesfushorin e Uest Ham, Deklan Rajs. Njoftimi vjen nga David Ornstein, një gazetar i njohur i ‘The Athletic’.

Nëse fqinji nga Londra, Uest Hem, e pranon këtë ofertë, do të jetë një rekord në Premier League për një lojtar anglez. Arsenali ofroi 100 milion £ menjëherë me 5 milion £ të mundshme në bonuse në varësi të paraqitjeve të Rajs me klubin.

Në fakt prej javësh kapiteni i skuadrës së David Mojes po kërkohet me ngulm nga Topçinjtë por dhe nga Siti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!