Roki: Nuk ka një çështje ‘Murinjo’

  • Gjykata Federale Kombëtare do të zhvillojë më 22 qershor seancën për referimin e Hoze Murinjos për akuzat ndaj arbitrit Kifi, pas ndeshjes ndaj Monzës.

A ka një problem “Murinjo” për kategorinë e arbitrave si model menaxhimi nga fusha e atyre që ulen në stol?

Pyetja iu drejtua dizenjatorit të gjyqtarëve A, Xhanluka Roki, gjatë një programi Radio sportiv. “Sigurisht që jo, as personale dhe as si grup. Nuk e kam fjalën për Murinjon, por për të gjithë trajnerët.

Ajo që me siguri do të kërkojmë në të ardhmen është sjellje gjithnjë e më korrekte nga ana e pankinës dhe këtë vit kemi pasur një përmirësim në krahasim me sezoni im i parë, i cili në këtë këndvështrim ishte një dramë. Sjellja jokorrekte nga pankina “shkakton sjellje jo korrekte në fushë – nënvizoi Roki.

“Nervoziteti rritet në fushë kur ata shohin pankinat e trazuara teksa në fushë ata ndryshojnë qëndrim. Ndaj duhet të luftojmë këtë sjellje, që nuk është vetëm italiane. Ata që vendosin duhet të jenë shumë të rreptë dhe vendimtar”.

Ndërkohë për sjelljen e trajnerit portugez të Romës ka patur dhe një regim nga vetë kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin. Presidenti ka folur në lidhje me sulmin verbal dhe fizik që iu bë arbitrit Tejlor gjatë dhe pas finales së Europa League (Sevilja- Roma) nga lojtarët, trajneri dhe tifozët e Romës në aeroportin e Budapestit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!