Racizmi/ Brazili për herë të parë me të zeza
Me Vinicius në ‘ballinë’, viktimë e përsëritur e racizmit në kampionatin spanjoll, Brazili ndryshoi fanellën tradicionale të verdhë në të zezë për të protestuar kundër diskriminimit racor gjatë fitores 4-1 në miqësoren kundër Guinesë të luajtur në Barcelonë në stadiuminRCDE të Barcelonës (stadiumit të Espanjolit).
Seleçao veshi për herë të parë një fanellë të zezë, të cilën e kishin veshur vetëm portierët në historinë e saj. Federata Braziliane e Futbollit e ka shoqëruar këtë veprim me mesazhin “Com racismo nao tem jogo” (Të mos luajmë me racizmin).
Në fillim të kësaj jave, federatat spanjolle dhe braziliane njoftuan se dy ekipet kombëtare do të luanin një miqësore kundër racizmit në mars 2024 në stadiumin Santiago-Bernabeu, shtëpia e Real Madridit. Aty ku aktivizohet Vinicius dhe disa futbollistë të tjerë brazilianë. /Sportiim.al/